Sport

Zidane ka një kërkesë për Ronaldon e Benzeman

Real Madrid ka fituar me rezultatin e thellë 6-0 ndaj Apoelit në transfertë, ku nga dy gola shënuan Karim Benzema dhe Cristiano Ronaldo.

Pas ndeshjes trajneri Zinedine Zidane foli për paraqitjen e tyre, por kishte një kërkesë për ta.
“Ronaldo dhe Benzema? Jam shumë i lumtur për ta dhe ne e dinim se çfarë do të ndodhte. Tani ata duhet të punojnë për të vazhduar kështu”, tha Zidane pas ndeshjes.