Sport

Zidane: Ky lojtar mund të largohet nga Reali

Zinedine Zidane nuk e ka përjashtuar mundësin e largimit të Iscos nga Rea Madridi

Trajneri i Real Madridit ka bërë të ditur se Los Blancos në radhët e saja ka shumë mesfushorë. Kështu, gjatë kësaj vere pritet që ndonjë yll t’i thotë lamtumirë ekipit nga Snatiago Bernabeu.

Ai që pritet të largohet nga Reali është Isco, për të cilin vazhdimisht është spekuluar se do të largohet nga Reali, pasi nuk pëlqehet shumë nga Zidane.

“Ka shumë lojtarë në këtë pozitë, kështu që asgjë nuk është e mbyllur. Ne do të flasim për këtë, kur ne të kthehet në Madrid”, ka deklaruar ai, përcjell Express/

“Ka shumë lojtarë në këtë pozicion dhe është e vështirë që të përshtaten të gjithë. Për më tepër, të gjithë janë shumë të mirë. Ne do të marrë vendim për këtë”, ka theksuar ai.