Sport

Zinedine Zidane: Do të ketë blerje në janar

Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane ka pranuar se ata mund të bëjnë blerje në muajin e ardhshëm.
Tashmë ka thashetheme që Zidane është duke kërkuar tri përforcime për merkaton e muajit janar, por trajneri francez i ka konfirmuar më në fund planet e tij, transmeton portali arbresh.info.

“Ka mundësi sepse ne mund të nënshkruajmë. Nga 1 janari deri më 31 janar ne mund të nënshkruajmë”, ka thënë Zidane. “Të shohim se çfarë do të ndodhë, ne kemi këtë mundësi si çdo vit tjetër, ne do ta vlerësojmë këtë”

Në interesimin e Real Madridit te portieri i Athletic Bilbaos, Kepa Arrizabalaga, Zidane ngurroi të flas.
“E shoh Keylor Navasin të lumtur, por siç e them gjithmonë, të gjithë lojtarët mund të japin më shumë. Pavarësisht transferimeve, unë kam dy portierë dhe jam i lumtur me ata”

“Mendoj se do të jemi mirë në shkurt, pas pushimeve ne do të jemi mirë, jam i bindur, do të shohim shortin e Ligës së Kampionëve të hënën, por një kundërshtar i vështirë do të përballet me ne, nuk më intereson çfarë skuadre ne mund të luajmë, kjo do të jetë në janar dhe në janar skuadra do të jetë mirë”
Real Madridi e pret në Santiago Bernabeu të shtunën Sevillan në kuadër të xhiros së 15-të./arbresh.info/