Aktuale

Zjarr masiv në pyjet e Shëngjinit

Në Shëngjin të Lezhës ka rënë zjarr masiv në pyje.

Autoritetet kanë bërë me dije se zjarri është i fuqishëm dhe se ai ka rënë ndër pyje, duke u favorizuar edhe nga erërat e forta të këtyre ditëve.

Zjarri ka rënë në vendin që njihet si Rana e Hedhun dhe se aty ka edhe turistë, gjë e cila e bën ngjarjen me përmasa më tragjike. Zjarrfikësit kanë shkuar në vendngjarje dhe po punojnë për të zbardhur gjithçka./shekulli