Rajon & Botë

Zjarr në një konvikt në Ukrainë, viktima dhe të zhdukur

14 persona mbeten të zhdukur nga një zjarr që deri më tani i ka marrë jetën një studenti në qytetin port të Odesës në Ukrainë.

Zjarri shpërtheu në një ndërtesë konvikti në qendër të Odesës duke i marrë jetën një studenteje 16 vjeçare dhe duke plagosur 27 të tjerë. Zjarri u vu nën kontroll orë me vonë por dhjetëra zjarrfikës vazhdojnë të punojnë në godinën gjashtë katëshe, pjesërisht të shkatërruar.

Presidenti i Ukrainës, Volodimir Zelenski, shkroi në Facebook” Ne të gjithë shpresojmë që 14 personat që mungojnë në apel të gjenden shëndoshë e mirë. Por, pa dashur të manipuloj askënd, mund të ketë viktima të tjera”.

Shtatë zjarrfikës janë mes të lënduarve dhe pesë persona janë në gjendje kritike.

“Ne të gjithë po lutemi për ta”, tha Zelenski. “E dimë se mjekët do të bëjnë gjithçka munden, madje edhe të pamundurën, për ti shpëtuar”.

Autoritetet kanë nisur një hetim për zjarrin. Kryebashkiaku i Odesës tha se qyteti do të mbajë dy ditë zie të enjten dhe të premten.