Aktuale

Zjarr në Qendrën Korrektuese në Lipan

Zyrtarët korrektues kanë njoftuar se dy dhoma të vetmisë të Qendrës Korrektuese në Lipjan janë përfshirë nga zjarri.

Pas intervenimit të oficerëve korrektues zjarri është shuar me dëme të vogla materiale.

Lidhur me rastin janë intervistuar nga policia dy të dyshuar të burgosur të cilët kanë pranuar se e kanë shkaktuar veprën, si dhe është njoftuar prokurori.