Aktuale

Zjarr në Ulpianë, një banesë përfshihet nga flakët

Pak minuta më parë një zjarr ka përfshirë një banesë afër tregut të gjelbër në lagjen “Ulpiana”, në Prishtinë.

Zyrtarë nga Agjencia e Menaxhimit Emergjent (AME) kanë konfirmuar për Agjencinë e Lajmeve FaktePlus se bëhet fjalë për një zjarr në lagjen Ulpiana dhe për këtë kanë mobilizuar gjithë zjarrfikësit.

“Aktualisht ju themi se ka një zjarr në Ulpianë. Ekipit tona janë në terren dhe po intervenojnë. Detajet i japim më vonë”, kanë thënë nga AME.

Ndërkaq zyrtarë nga Policia e Kosovës ende nuk ka dhënë detaje për rastin dhe nëse ka persona të lënduar.