Aktuale

Zjarri në Ulpianë, Policia e Kosovës jep detaje

Policia e Kosovës ka dhëne detaje për zjarrin që ka kapluar në mëngjesin e sotëm një banesë në Prishtinë. Siç ka treguar policia nga ky zjarr ka mbetur i lënduar një person. Po ashtu bëhet e ditur se gjatë perona të tjerë kanë kërkuar ndihmë mjekësore.

“Lëndohet një preson nga zjarri që shpërtheu në një banese ne lagjen Ulpiana. Sot rreth orës 09:30, policia ka marrë informatën se ka shpërthyer një zjarr në një banesë në lagjen Ulpiana në Prishtinë”.

Policia ka treguar se gjashtë presona kanë kërkuar ndihmë.

“Deri tani gjashtë persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore, një nga ta është dërguar në QKUK- Prishtinë, për trajtim mjekësor, ndërkohe që 5 te tjerët tretmanin e kanë marrë në vend ngjarje ( probleme me frymëmarrje nga tymi). Zjarri është lokalizuar dhe aktualisht policia në bashkëpunim me zyrtarët relevant nga institucionet përkatëse, po punojnë për të sqaruar të gjitha rrethanat të cilat kanë ndikuar në shkaktimin e këtij rasti”.