Aktuale

Zv.kryeministri Kuçi: Qeveria do të japë mendim pozitiv për transformimin e FSK-së

Për paralajmërimin e transformimit të FSK-së në ushtri ka folur zv.kryeministri, Hajredin Kuçi. Kuçi për Express ka thënë se ky proces është i domosdoshëm edhe në funksion të mbrotjes së tërësisë territoriale, të qytetarëve dhe pronës së tyre.

“Iniciativa për formimin e ushtrisë së Kosovës është një proces i plotësimit të institucioneve shtetërore dhe kapaciteteve institucionale të fushës së sigurisë.

Ishte proces i gjatë dhe rezultat i angazhimeve të qytetarëve tane qe nga koha e ambicieve tona per liri dhe pavaresi dhe natyrshem sublimon vijimesine e ketyre perpjekjeve.

Eshte nje proces i natyrshem pas trasformimit te UÇK-se, TMK-se dhe rishikimit te sektorit te sigurise vite me pare gjithmone ne partneritet nderkombetar”- ka sqaruar Kuçi.

Eshte proces i doemosdoshen edhe ne funksion te mbrotjes se teresise territoriale, te qytetareve dhe prones se tyre.

Tutje Kuçi ka thënë se Ushtria e Kosoves do te jete e ngritur mbi vlerat kombetare, por do te mbroj çdo qytetare te vendit pa dallime etnije si dhe do te jete partnere e NATO-s dhe bashkepunuese me KFOR-in ne dobi te paqes ne vendin tone dhe ne bote, aty ku eshte nevoja.

“Sot secili komunitet pakicë në Kosovë, është integruar në Forcat e Sigurisë së Kosovës më mirë se në të gjitha institucionet tjera. Kjo i jep edhe më shumë kuptim gjithpërfshirës Ushtrisë së ardhme të Kosovës dhe është një motivim shtesë për të gjitha komunitetet, përfshi serbët e Kosovës që ta mbështesin e ta votojnë atë pa dallim.

Tanime kjo çeshtje eshte ne procedure te inicuar nga Presidenti dhe Kryesia e Kuvendit proceduralisht do ta dergoj ne Qeveri e cila shpejt do ta jep medimin pozitiv.

Ushtria e Kosoves do te jete profesionale, shume etnike, do te jete e gjithe qytetareve pa ngjyrime politike, do te jete Ushtri e paqes dhe ne funksion te paqes cdo here”- tha Kuçi për Express.