Aktuale

Zyra e Auditimit të Kosovës marrëveshje bashkëpunimi me Suedinë

Auditori i Përgjithshëm i Kosovës, Besnik Osmani dhe zëvendësaauditori i Suedisë, Magnus Lindell kanë nënshkruar marrëveshje për bashkëpunim bilateral në mes të dy institucioneve përkatëse.

Marrëveshja trevjeçare ka për qëllim shkëmbimin e përvojave institucionale dhe do të ndihmoj Zyrën Kombëtare të Auditimit për forcimin e mëtejshëm të kapaciteteve institucionale dhe zbatimin e standardeve ndërkombëtare për institucionet supreme të auditimit.

Kjo ujdi parasheh zhvillimin e aktiviteteve specifike në fushat si: Auditime të Performancës, Auditime të Rregullsisë (financiare dhe të pajtueshmërisë), Lidership, Menaxhim të Burimeve Njerëzore, Komunikim dhe Planifikim Strategjik.