Aktuale

Zyra e kryeministrit e konfirmon: Kryeministri është në Kosovë

Edhe pse dje kushtet atmosferike nuk e lejuan që aeroplani ku gjendej kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj dhe ekipi i tij të ateroj në aeroportin e Prishtinës, ata kanë zgjedhur një pikë tjetër të zbritjes.
Qeveria e Kosovës, ka konfrimuar për Gazetën Express se kryeministri Ramush Haradinaj ka zbritur në orët e para të mëngjesit të sotit në aeroportin e Shkupit.

“Po, përmes Aeroportit të Shkupit, kryeministri Haradinaj është kthyer në Prishtinë”, ka qenë shkurt përgjigja e kabinetit të Haradinajt për Gazetën Express.

Gjithashtu, sot për disa minuta pritet që të mbahet edhe seanca e jashtëzakonshme për Demarkacionin, ndërsa në ora 16:00, pritet të mbahet mbledhja e Qeverisë së Kosovës.

the authorE B