Sport

Zyrtare: Anulohet ndeshja mes Manchester Unitedit e Manchester Cityt (Foto)

Është anuluar ndeshja mes Manchester Untiedit e Manchester Cityt.

Manchester Unitedi përmes rrjeteve sociale ka bërë të ditur se miqësorja me Manchester Cityn, që ishte planifikuar të zhvillohej sot nga ora 13:30 me kohën tonë lokale, është anuluar.

Sipas asaj që shkruan klubi anglez, një gjë e tillë është bërë me vendim të organizatorëve për shkak të motit dhe fushës jo të mirë.

“Për shkak të motit aspak të mirë, Organizatorët e turneut dhe klubet pjesëmarrëse kanë vendosur të anulojnë ndeshjen e sotme në ‘International Champions Cup”, shkruan klubi anglez në rrjetet sociale. /Express/