Sport

Zyrtare: Blanc largohet nga PSG

Laurent Blanc nuk është më trajneri i Paris Saint-Germain

Ashtu siç pritej strategu francez, Laurent Blanc është larguar nga skuadra e Paris Saint-Germain. Klubi parisien dhe strategu francez janë ndarë pas një marrëveshje të dyanshme. Kurse, presidenti i PSG-së, Nasser Al-Khelaifi ka falënderuar Blancun për punën që ka bërë.

“Ne do të fillojmë  një kapitull të ri në zhvillimin e klubit, unë do të doja të falënderoj Laurent Blanc për gjithçka që ka arritur gjatë tri viteve të fundit, si në aspektin e lojës dhe rezultateve. I uroj atij më të mirë në të ardhmen”, ka deklaruar Nasser Al-Khelaifi.