Sport

Zyrtare: Dardanët zgjedhin kryetarin (Foto)

Dardanët, tifozët e përfaqësueses së Kosovës, tashmë janë bërë me kryetar.

Lulzim Berisha është zgjedhur kryetari i grupit të tifozëve të Kosovës, Dardanëve. Këtë e kanë konfirmuar tifozët kosovar nëpërmjet një postimi në Facebook, përcjell Express.

“Drejtuesit e këtij tifogrupi gjatë ditës së sotme kanë pasur një takim me udhëheqësit e FFK-së dhe bashkërisht kanë zgjedhur kryetarin e ri. Kësisoj, kryetar i “Dardanëve” do të jetë Lulzim Berisha”, thuhet në njoftimin e tyre.

Dardanët kanë paralajmëruar se do të bëjë një organizim madhështor për ballafaqimin me Kroacinë, e cila ndeshje luhet me 6 tetor në ‘Loro Boriçi’ në Shkodër. /Express.