Sport

Zyrtare: Fury humb të gjithë titujt

Tyson Fury ka liruar titujt e peshave të rënda WBO dhe WBA për t’u fokusuar në rikuperimin nga një krizë, të cilën e ka pësuar gjatë muajve të fundit.
Boksieri anglez, Tyson Fury, është testuar pozitiv për përdorimin e substancave të palejuara, raporton BBC.

Në një intervistë gjatë javës së kaluar, boksieri problematik ka pranuar të ketë përdorur kokainë për t’u përballur me depresionin.

Shefi i WBO-së, Luis Batista-Salas më parë kishte njoftuar se Fury do t’i humbë titujt për shkak të mosaktivitetit, shkeljes së kontratës dhe përdorimit të substancave.

Kurse, Fury ka pranuar se përdorimi i kokainës për t’u përballur me depresionin ishte shkaktari i parë për humbjen e licencës si boksier.

“Tani hyj në një sfidë më të madhe në jetën time dhe e di se edhe kundër saj do të garoj, kundër Klitschkos”, ka thënë Fury.

“Mendoj se është fer dhe korrekte për boksin, nëse i mbaj aktiv titujt. I fitova titujt në ring dhe besoj se aty është dashur t’i humbas, por kësaj radhe nuk mund t’i mbroj dhe kam marrë vendim të rëndë për t’i lëshuar këta tituj”, ka theksuar ai.