Sport

ZYRTARE: Griezmann zbulon skuadrën për sezonin e ri

Antoine Griezmann do të qëndrojë te Atletico Madrid.
Skuadra spanjolle nga Madridi ka marrë lajmin më të mirë të kësaj vere.

Ylli i kësaj skuadre, i shumëkërkuar nga Barcelona, Antoine Griezmann, ka vendosur të qëndrojë.

Përmes një video të lëshuar në llogarinë e tij në rrjetet sociale, Griezmann ka bërë të ditur se do të qëndrojë në ‘Wanda Metropolitano’.

Griezmann është pjesë e Atletico Madridit që nga viti 2014, ku ishte transferuar nga Real Sociedad./Lajmi.net/