Sport

Zyrtare: Kjaer bëhet me skuadër të re

Fenerbahce ka arritur marrëveshje me Sevillan për transferimin e Simon Kjaer
Mbrojtësi danez, Simon Kjaer do ët transferohet të skuadra e Sevillas, pasi të kryej testet mjekësore këtë të martë.

Lajmi është konfirmuar nga skuadra e Sevillas, e cila njofton për marrëveshjen me Fenerbahcen.

“Sevilla dhe Fenerbahce kanë arritur marrëveshje për transferimin e mbrojtësit Simon Kjaer. Lojtari do të nënshkruaj për katër vitet e ardhshme, pasi të kryej testet mjekësore këtë të martë”, thuhet në njoftimin e skuadrës spanjolle.

Kjaer kërkohej edhe nga Milan dhe Inter, por në fund zgjodhi të luajë në La Liga. /Express/