Sport

Zyrtare: Kucka befason me klubin e ri (Foto)

Juraj Kucka karrierën do ta vazhdojë te skuadra turke, Trabzospor
Juraj Kucka, mesfushori i Sllovakisë, është ndarë me Milanin, edhe pse kishte kontratë me klubin deri në vitin 2019.

Kucka sot gjatë ditës pritet t’i kryej testet mjekësore te skuadra e njohur turke, Trabzonspor, përcjell Express.

Madje, lojtari në rrjetin social, Instagram ka publikuar një foto afër avionit privat të Trabzonsporit.

Ish anëtari i Sparta Praha ka pasur ofertë edhe nga skuadra italiane, Torino, por duket se Kucka ka marrë ofertë të majme nga turqit. /Express/