Sport

Zyrtare: Monaco shkarkon trajnerin e saj

AS Monaco e ka konfirmuar shkarkimin e trajneri Leonardo Jardim.

Jardim arriti në Monaco në vitin 2014, trajneri portugez e udhëhoqi skuadrën 233 herë, transmeton Gazeta Express.

Në stinorin 2016/17, ai arriti ta fitojë titullin francez të tetin në histori të klubit, po ashtu shkoi deri në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.

“Jam krenar dhe falënderues që kam qenë trajner i Monacos për më shumë se katër vite. Gjithmonë e kam dhënë më të mirën dhe kam punuar me pasion. Kemi arritur fitore shumë të mëdha së bashku, dhe gjithmonë do t’i mbaj mend në memorien time”, ka thënë Leonardo Jardim.

Këtë stinor skuadra e Monacos nuk e filloi mirë, dhe momentalisht klubi është në vendin e 18, me vetëm 6 pikë pas nëntë javëve. /Gazeta Express/

the authorE B