Sport

Zyrtare: Ronaldo tregon nëse do të luajë në finale

Cristiano Ronaldo e ka pranuar se ai nuk do të jetë i gatshëm për Superkupën e Evropës

Ylli i Real Madridit, Cristiano Ronaldo, edhe zyrtarisht do të jetë jashtë Suoperkupës së Evropës, ku Reali do të takohet me Sevillan me nëntë gusht.

Ai në një intervistë për mediat portugeze, ka thënë se do të rikthehet të stërvitet me pjesën tjetër të skuadrës me 10 gusht, çka do të thotë se nuk do të jetë në gjendje t’i ndihmojë bashkëlojtarëve të tij në finale ndaj Sevillas, për trofeun e parë të sezonit.

“Superkupa? Jam totalisht jashtë Superkupës që do të luhet me 9 Gusht sepse rikthehem të punoj me skuadrën me 10 Gusht”, tha Ronaldo.