Sport

Zyrtare: Valencia vendos për të ardhmen e Mustafit

Pako Ayestaran, trajneri i Valencias, ka zbuluar se klubi nuk do ta shes mbrojtësin shqiptar, Shkodran Mustafin.

Trajneri i Valencias, Pako Ayestaran ka një lajm të hidhur për menaxherin e Arsenalit, Arsen Wenger. Ayestaran ka zbuluar se klubi nuk do ta shes mbrojtësin shqiptar.

Mustafi është prioriteti i Wengerit për ta përforcuar mbrojtjen e skuadrës londinez gjatë këtij afati kalimtar.

Por, si duket francezi duhet të kërkon një mbrojtës tjetër, pas Valencia dëshiron ta mbajë shqiptarin, përcjell Express.

“Mustafi nuk është në shitje dhe nuk do të largohet nga klubi,” ka deklaruar Ayestaran për mediat spanjoll pas humbjes nga Las Palmas me rezultat 4:2.