Aktuale

Zyrtarët që “hetojnë” Policinë i ruajnë vendet e tyre të punës në këtë institucion

Hilmi Mehmeti është kryeshef i Inspektoratit Policor të Kosovës (IPK). Ky institucion është përgjegjës për të hetuar zyrtarët policorë në rast të ndonjë shkeljeje administrative apo dyshimi për vepër penale.

Por Mehmeti, i cili më parë ka qenë pjesëtar i Policisë së Kosovës, ka pezulluar pozitën e tij deri në përfundim të mandatit, shkruan sot Koha Ditore.

Për rastin e tij ka marrë vendim Agjencia Kundër Korrupsionit (AKK). Sipas AKK-së, ruajtja e vendit të punës në institucionin që ka kompetenca ligjore mbi të nuk paraqet kurrfarë konflikti të interesit.

E për koincidencë, shef i kësaj agjencie është Shaip Havolli, i cili, sikurse Mehmeti, ka qenë menaxher në Policinë e Kosovës, dhe po ashtu, pas zgjedhjes në këtë pozitë e ka “pezulluar” vendin e punës deri në përfundimin e mandatit.

Edhe Agjencia Kundër Korrupsionit ka kompetencë të ushtrojë kontroll institucional mbi Policinë e Kosovës sikurse edhe me të gjitha institucionet e tjera publike.

the authorE B