Sport

Zyrtarisht Icardi s’është më kapiten i Interit, pasi e do kalimin te kjo skuadër

Interi para pak çastesh ka njoftuar se Mauro Icardi nuk do të jetë më kapiten i skuadrës.
Inter njoftoi se Mauro Icardit i është marrë shiriti i kapitenit, por pa dhënë detaje shtesë.

Skuadra italiane e emëroi Samir Handanovicin si kapitenin e tyre të ri, përcjell lajmi.net.

Mediat në Itali raportojnë se ky vendim vjen pasi Mauro Icardit e dëshiron largimin në afatin e verës.

Real Madrid dhe Chelsea janë në garë për të, ndërsa argjentinasi e preferon kalimin te madrilenët. /Lajmi.net/