Mundësi punësimi

Si institucioni më i suksesshëm i arsimit të lartë jopublik në Kosovë, Kolegji AAB është në rritje të vazhdueshme. Për këtë arsye ne jemi në kërkim të personave të gatshëm për të kontribuuar në implementimin e ideve dhe projekteve tona si dhe për të sjellë frymë dhe ide të reja në stafin tonë.

Si të aplikoj:
Dokumentacionit tuaj për punësim (biografinë e shkurtër me dokumentet përcjellëse) duhet t’ia bashkangjitni formën e aplikimin zyrtar të AAB-së. Aplikacionet tuaja mund ti dorëzoni vetëm në mënyrë elektronike përmes email-it në [email protected], duke specifikuar pozitën për të cilën aplikoni.


K O N K U R S

Për plotësim të vendeve të lira të punës

Pozita:             PROFESOR TË GJUHËS GJERMANE PËR KURSE PËR STUDENTË

Vende të lira:   2 (dy)

Përshkrimi i punëve dhe të detyrave:

  • Organizon dhe mban kurset e gjuhës gjermane.
  • Planifikon dhe përgatit mësimin në bazë ditore, mujore dhe periodike (për një nivel).
  • Organizon dhe kontrollon, përkatësisht merr pjesë në testet me shkrim, apo provimet me gojë, në grupin për të cilin angazhohet, apo sipas nevojës në grupet e tjera.
  • Është i/e detyruar që në procesin e punës të jetë vazhdimisht kreativ/e, të punojë në zhvillimin e aftësive të veta për mësimdhënie, të përdorë material dhe literaturë shtesë në orën mësimore

Kushtet e konkursit:

  • Diploma e Fakultetit përkatës te gjuhës gjermane (preferohen kandidatët që janë para përfundimit të studimeve Master ose kanë të përfunduara studimet master në gjuhën gjermane)
  • Kandidatët që kanë përfunduar studimet jashtë vendit kryesisht vendet gjermanofolëse qofshin të nivelit Bachelor apo Master janë në avantazh në procesin e përzgjedhjes.
  • Dëshmi mbi përvojën e punës në fushën përkatëse.
  • I/E motivuar për punë dhe i/e përkushtuar për arritjen e objektivave.
  • Aftësi shumë të mira komunikimi.
  • Aftësi teknike të shkëlqyera në punë me programet nga paketa MS Office.

Raportimi:

Mësimdhënësi i kurseve të gjuhës gjermane për punën e vet në mënyrë të drejtpërdrejtë i përgjigjet koordinatorit të Akademisë së Gjuhëve të Huaja në Kolegjin AAB

Për vendet e punës kërkohet përgatitja përkatëse profesionale. Kandidatët të cilët aplikojnë për këto vende pune, përveç kushteve të përgjithshme të parapara me ligj, duhet t’i plotësojnë edhe kushtet e veçanta.

 

Dokumentacioni për aplikim:

  • Biografia në gjuhën shqipe
  • Kopjet e diplomave të edukimit të përfunduar
  • Kopjet e diplomave dhe dokumenta të tjera që tregojnë për kurse ose programe trajnuese/edukative të përfunduara
  • Dëshmi për njohjen e gjuhëve të tjera të huaja Referenca nga punëdhënësit paraprak

 

AFATI I APLIKIMIT

Konkursi është i hapur deri më 18 nëntor 2016 në orën 16.00

Aplikacionet dërgohen VETËM në adresën elektronike:
[email protected] me subjekt: Profesor i gjuhës gjermane

 

VETËM KANDIDATËT E PËRZGJEDHUR DO TË FTOHEN PËR INTERVISTIM ME GOJË! 
 
 
INSTITUTI AAB
APLIKO