U mbajt prezantimi “Study in the USA”

22 Dhjetor 2016

Prezantimi “Study in the USA”

 

 

Me datë 21.12.2016, e mërkurë në Kolegjin AAB – Kampusi Ferizaj është mbajtur prezantimi “ Si të studiojmë në SHBA me bursa” . Përfaqësuesit e projektit nga Ambasada Amerikane në Kosovë – American Advising Center – njoftuan studentët si mund të aplikojnë për bursa në universitete të Amerikës.  Gjatë prezantimit studentët u informuan për afatet e aplikimit, kushtet e nevojshme për aplikim, testet e standardizuara (Toefl, Gre dhe GMAT). Gjithashtu është diskutuar mundësia e përgatitjes së studentëve për t’ju nënshtruar testeve në fjalë, përmbajtja e tyre për cilat drejtime janë të nevojshme dhe rezultatet që duhet të arrihen si kusht për pranim në universitetet Amerikane.

Përfaqësuesit e projektit inkurajuan studentët që të aplikojnë për bursa në Shtete e Bashkuara të Amerikës gjithashtu Kolegji AAB premtoi mbështetje për përgatitje profesionale të studentëve të interesuar për studime jashtë vendit.

Share: