Zyra për Sigurimin e Cilësisë

Stafi i zyrës

Menaxher: Alban Asllani, PhD (cand.)

Organizimi i zyrës

Zyra Qendrore për Sigurimin e Cilësisë
Në përputhshmëri me planin strategjik të zhvillimit të AAB-së, nga viti 2005, është themeluar edhe Zyra për Sigurimin e Cilësisë. Misioni i Zyrës për Sigurim të Cilësisë është:

Të sigurojë nivel cilësor të mësimdhënies, mësimnxënies, programeve studimore, hulumtimit dhe administrimit të AAB-së përmes implementimit dhe përmirësimit të vazhdueshëm të cilësisë dhe të sigurojë që mekanizmat dhe procedurat për arritjen e cilësisë të jenë funksionale. Përmbushja e këtij misioni është në harmoni me misionin e institucionit dhe i shërben përmbushjes së vizionit të tij për të qenë universiteti më i mirë jopublik në vend dhe rajon, dhe për të përgatitur kuadro të cilat do të kontribuojnë zhvillimit të komunitetit lokal dhe global.

Zyra për Cilësi është strukturë e pavarur e cila mbikëqyret nga Komisioni i Senatit për Cilësi dhe i përgjigjet prorektorit për Mësim. Parimet mbi të cilat mbështetet sigurimi i cilësisë kanë të bëjnë me përfshirjen e të gjitha palëve të interesit brenda dhe jashtë institucionit. Parimet mbi të cilat mbështetet janë:
  • Sigurimi dhe avancimi i cilësisë është pjesë e strategjisë së universitetit për të ofruar mësimdhënie, mësimnxënie dhe hulumtim të nivelit te lartë.
  • Sigurimi i cilësisë është gjithëpërfshirës.
  • Sigurimi i cilësisë përfshin të gjitha palët e interesit brenda dhe jashtë universitetit.
  • Sigurimi i cilësisë është i dizajnuar që të plotësojë aprovimin e brendshëm dhe të jashtëm si dhe procesin e akreditimit.
  • Praktikat e sigurimit të cilësisë duhet të jenë të dokumentuara, monitoruara, rishikuara dhe i nënshtrohen procesit të vlerësimit.
  • Sigurimi i cilësisë është i dizajnuar për të rritur besimin institucional dhe publik në standardet akademike të institucionit.
  • Sigurimi i cilësisë është proces i cili lehtësohet dhe mbështetet nga ana e strukturave udhëheqëse të institucionit.

Roli dhe detyrat e Zyrës për Sigurim të Cilësisë:
  • Roli kryesor i ZSC është që të sigurojë mbështetje dhe udhëheqje profesionale, administrative, udhëzime dhe mbështetje për sigurimin e cilësisë në të gjitha nivelet e institucionit dhe të ndihmojë organizimin e akreditimit institucional dhe të programeve studimore.
  • Të formulojë strategjitë, politikat, mekanizmat, procedurat dhe praktikat e ndryshme për sigurim dhe avancim të cilësisë akademike në institucion.
  • Të promovojë kulturën e cilësisë brenda institucionit.
  • Të zhvillojë udhëzuesin për sigurim të cilësisë, ku do të parashihen vlerësim i mësimdhënies, rishikimi i programeve dhe vlerësimi i studentëve.
  • Të këshillojë në aprovimin dhe zhvillimin e moduleve dhe programeve studimore.
  • Të hartojë strategji dhe ndihmojë në avancimin e mësimdhënies dhe mësimnxënies.
  • Të koordinojë agjendën e aktiviteteve me koordinatorët e cilësisë në nivel të fushave studimore.
  • Të përgatis të gjitha dokumentet në lidhje me akreditim apo riakreditim, raportet e ndryshme të vlerësimit të mbrendshëm në bashkpunim me të gjitha fakultetet dhe të koordinojë vizitat e ekpertëve të huaj për akreditim apo riakreditim.

Koordinatori për sigurim të cilësisë në nivel të fushës studimore
Në nivel të secilës fushë studimore janë të emëruar edhe koordinatorët përkatës të cilët kanë për detyrë që: Detyrat dhe përgjegjësitë kryesore:
  • Punon duke u këshilluar ngushtë me ZQC dhe pro-rektorin për çështje mësimore;
  • Vepron si përkrahës për sigurimin e cilësisë brenda fakultetit;
  • Zhvillon, drejton, planifikon dhe ofron strategjinë si dhe proceset për cilësi të AAB-së në bashkëpunim me aktorët e tjerë relevantë;
  • Ofron shërbime dhe ndihmesë për zbatimin e praktikave dhe nismave më të mira;
  • Këshillon në aprovimin dhe zhvillimin e moduleve dhe programeve studimore;
  • Përkrah zbatimin për strategjitë e përmirësimit të cilësisë;
  • Ofron përkrahje për vlerësimin e Grupit të Ekspertëve Vlerësues të jashtëm dhe për procesin e akreditimit;
  • Përgjegjës për organizimin dhe mbledhjen e pyetësorëve për studentë dhe për staf akademik;
  • Përgatit feed- back-un e përmbushjes së rekomandimeve për fakultetin përkatës, nga procesi i vlerësimit, të shkruar në formë të planit të përmirësimit dhe të njëjtin e diskuton dhe rregullon në bashkëpunim me ZQC-në.
Kultura e Cilësisë
Varësisht nga kultura dhe historia e institucioneve, në disa vende, vlerësimet e brendshme janë iniciuar nga vetë institucionet dhe në disa vende për shkak të dispozitave ligjore të caktuara nga qeveria apo nga organizatat ndërkombëtare. Shembujt më të shpeshtë për vlerësime të brendshme janë pyetësorët për stafin dhe studentët në lidhje me cilësinë e aspekteve të ndryshme në institucion, intervistat me njerëzit nga industria dhe palët e interesit në lidhje me institucionin. Kolegji AAB, procesin e sigurimit të cilësisë e fillon me krijimin e strukturave të brendshme, të cilat janë përgjegjëse për sigurim të cilësisë në Kolegj. Zyra për sigurim të cilësisë është përgjegjëse për përpilimin dhe zbatimin e metodologjinë se vlerësimit, në bazë të vendimeve të marra nga Komisioni i Senatit për Sigurim të Cilësisë. Menaxhmenti dhe Senati vendosin kornizën bazë për vlerësimet vjetore, periodike apo me fokus të veçantë, kurse zyra, varësisht nga tipi i vlerësimit, formulon pyetësorët dhe bën informimin dhe vetëdijesimin për procesin e vlerësimit. P.sh., një vlerësim mund të përfshijë matjen e kënaqshmërisë së studentëve me universitetin në përgjithësi, duke përfshirë këshillimin, kurset e ofruara, cilësinë e mësimdhënies dhe ngarkesën. Kurse, një vlerësim tjetër mund të përfshijë matjen e arritjes së një numri kompetencash të parapara me program. Përveç këtyre, analizohet edhe numri i studentëve dhe kalimi i tyre nga një vit në vitin tjetër, raportin gjinor, notat etj. Në këtë mënyrë mund të krahasohen të dhënat që merren nga pyetësorët vlerësues me të dhënat nga dosjet e studentëve, si dhe të përcillen trendët nga viti në vit. Vlerësimi mund të përfshijë edhe funksionimin e përgjithshëm të universitetit sa i përket funksionimit të këshillit, administratës dhe shërbimeve të tjera. Në këtë mënyrë sigurohet një kulturë, ku cilësia kërkohet në secilën veprimtari në universitet. Mirëpo, për të arritur këtë, të gjitha metodologjitë, si dhe mjetet për marrjen e informatave duhet të përpilohen me kujdes dhe në konsultim të vazhdueshëm me palët e interesit.

Struktura zyrës

struktura

Akreditimi

Akreditimi është një procedurë formale dhe transparente e kontrollimit të cilësisë, gjatë së cilës një organ i pavarur vërteton në bazë të standardeve të definuar, ndërkombëtarisht të njohura, nëse institucionet e arsimit te larte përkatësisht programet e studimeve i përmbushin kërkesat minimale të cilësisë.
Kolegji AAB është institucion bartës i arsimit të lartë, i cili është i akredituar nga Agjencia Kosovare për Akreditim (AKA) dhe liçensuar nga MASHT, për ofrimin e programeve të studimit të nivelit Bachelor (Niveli gjashtë, cikli i parë sipas procesit të Bolonjës dhe Kornizës Kombëtare të Kualifikimeve të Kosovës), dhe të nivelit Master (Niveli shtatë, cikli i dytë sipas procesit të Bolonjës dhe Kornizës Kombëtare të Kualifikimeve të Kosovës) pasi ka përmbushur kushtet apo standardet për akreditim. Për më shumë informata ju lutem vizitoni faqen e internetit të AKA.
Kolegji AAB ka të akredituara tre (3) degë për të organizuar studimet e nivelit Bachelor dhe/apo Master, dhe këto janë: Kolegji AAB me degë në Prishtinë (Fushë Kosovë), Kolegji AAB me degë në Ferizaj, dhe Kolegji AAB me degë në Gjakovë.

Deri më tani AAB ka kaluar në tri procese të akreditimit institucional:
  • Akreditimi i parë institucional: 01. Tetor. 2009 – 30. Shtator. 2010 – (1 vjeçar)
  • Akreditimi i dytë institucional: 01. Tetor. 2010 – 30. Shtator. 2013 – (3 vjeçar)
  • Akreditimi i tretë institucional: 01. Tetor. 2013 – 30. Shtator. 2018 – (5 vjeçar)
Deri më tani AAB ka kaluar në këto procese të akreditimit të programeve:
  • Akreditim dhe ri-akreditim i programeve: 01.Tetor.2009 – 30. Shtator. 2010
  • Akreditim dhe ri-akreditim i programeve: 01.Tetor.2010 – 30. Shtator. 2011
  • Akreditim dhe ri-akreditim i programeve: 01.Tetor.2010 – 30. Shtator. 2012
  • Akreditim dhe ri-akreditim i programeve: 01.Tetor.2010 – 30. Shtator. 2013
  • Akreditim dhe ri-akreditim i programeve: 01.Tetor.2011 – 30. Shtator. 2012
  • Akreditim dhe ri-akreditim i programeve: 01.Tetor.2011 – 30. Shtator. 2014
  • Akreditim dhe ri-akreditim i programeve: 01.Tetor.2012 – 30. Shtator. 2013
  • Akreditim dhe ri-akreditim i programeve: 01.Tetor.2012 – 30. Shtator. 2014
  • Akreditim dhe ri-akreditim i programeve: 01.Tetor.2012 – 30. Shtator. 2015
  • Akreditim dhe ri-akreditim i programeve: 01.Tetor.2013 – 30. Shtator. 2016
  • Akreditim dhe ri-akreditim i programeve: 01.Tetor.2014 – 30. Shtator. 2016
  • Akreditim dhe ri-akreditim i programeve: 01.Tetor.2014 – 30. Shtator. 2017
  • Akreditim dhe ri-akreditim i programeve: 01.Tetor.2014 – 30. Shtator. 2019
  • Akreditim dhe ri-akreditim i programeve: 01.Tetor.2015 – 30. Shtator. 2020
  • Akreditim dhe ri-akreditim i programeve: 01.Tetor.2015 – 30. Shtator. 2018
Programet e akredituara që ofrohen deri më tani janë:
  • Programet e fushës së Ekonomikut
    • Banka, Financa dhe Kontabilitet – BSc
    • Menaxhment dhe Informatikë – BA
    • Marketing dhe Administrim biznesi – BA
    • Menaxhment dhe Informatikë – MA
    • Tregjet financiare dhe Bankat – MA
    • Marketing dhe Menaxhim Biznesi – MA
    • Banka dhe Financa – MA
    • Menaxhim Sektorial – MA
  • Programet e shkencave kompjuterike
    • Shkenca Kompjuterike – Inxhinieria Softuerike – BA
    • Shkenca kompjuterike – MA
  • Programet e fushës së Komunikimit Masiv
    • Komunikim Masiv-Gazetari – BA
    • Komunikim Masiv-Produksioni – BA
    • Komunikim Masiv dhe Gazetari – MA
  • Programet e fushës Juridike
    • Juridik i Përgjithshëm – BA
    • Kriminalistikë
    • Integrime Evropiane
    • Juridik- Drejtimi Civil-Juridik – MA
    • Juridik – Penal – MA
  • Programet e Administratës publike
    • Administrate publike – BA, me profilet:
    • Administratë publike
    • Shkenca politike dhe Diplomaci
    • Administratë Publike dhe Diplomaci – MA
  • Programet e fushës së Kulturës Fizike dhe Sportit
    • Kulturë Fizike dhe Sport – BA
    • Kulturë Fizike dhe Sport – MA
  • Fakulteti Filozofik – Filologjik
    • Gjuhë Angleze – BA
    • Gjuhë Angleze – MA
  • Programet e fushës së Shkencave Sociale Aplikative
    • Përkujdesje dhe mirëqenie e fëmijëve – BA
    • Psikologji – BA
    • Politikat sociale dhe Mirëqenia e fëmijëve – MA
  • Programet e fushës së arteve
    • Arkitekturë – BA
    • Dizajn grafik dhe multimedia – BA
    • Muzikologji –BA
    • Enterier – BA
    • Pikturë – BA

Studentët tutor

PËRFAQËSIMI I STUDENTËVE –STUDENTËT TUTORË

A jeni gati për të bërë ndryshime të vërteta në Kolegjin AAB, dhe për ta ngritur nivelin e cilësisë akademike dhe shërbimeve administrative dhe studentore? Shkëlqyeshëm! Pjesë e punës se studentit tutor është pikërisht të bëni këtë. Doracaku apo informatori (që mund ta merrni nga zyra për sigurimin e cilësisë) është i mbushur plot me informacione të dobishme për t’ju ndihmuar që ju të jeni një përfaqësues i mirë për studentët. Dhe ju lutemi ta përdorni këtë gjatë kohës derisa ju të jeni student tutor.

Ju mund të bëni ndryshime në të mirën e universitetit dhe në të mirën e studentëve. Ju mund t’iu ndihmoni studentëve në vështirësitë e tyre akademike. Dhe këtë e bëni thjesht duke i përfaqësuar studentët dhe duke i ndihmuar ata, apo me fjalë të tjera, duke i shfaqur kërkesat dhe sugjerimet e tyre për përmirësime dhe duke iu ndihmuar me ngecje akademike. Përfaqësuesit e studentëve kanë bërë ndryshime edhe në të kaluarën: kërkesat për t’i vënë shënimet, skriptet dhe prezantimet online, ndryshimi i orareve të provimeve apo kollokiumeve, kohëzgjatja e provimeve apo kollokiumeve, sugjerime të tjera për aktivitete studentore, e shumë të tjera.

Po kush nga ju mund të jetë tutor? Tutor mund të jetë secili student i rregullt apo jo i rregullt (pa shkëputje nga puna), i cili së paku është i regjistruar në vitin e dytë akademik dhe ka notë mesatare mbi nëntë (9.0) dhe i cili aplikon para komisionit për zgjedhjen e tutorit.

QËLLIMI I STUDENTIT TUTOR

Qëllimi i studentit tutor është si në vijim:
  • Studentët të cilët i udhëheqë (mbikëqyrë), t’i informojë me të gjitha aspektet ligjore dhe aspektet e tjera dhe veçanërisht rreth të drejtave dhe detyrave të studentit;
  • Që studentët e udhëhequr t’i këshillojë në tejkalimin e vështirësive në procesin akademik;
  • Të mbajë evidencë për punën me studentët e mbikëqyrur;
  • Të bëjë evidentimin e problemeve, vështirësive apo punëve të mira që studentët po kalojnë në procesin akademik;
  • Të përgatisë një raport semestral – në fund të çdo semestri – ku theksohen të gjitha vështirësitë, sugjerimet dhe lëvdatat e studentëve për profesorët, asistentet dhe organizimin e lëndëve, si dhe organizimin administrativ duke përfshirë edhe shërbimet studentore.
  • Në vazhdimësi të bëjë rekomandime për përmirësime në procesin akademik dhe të jetë pjesë aktive e zhvillimeve pozitive në universitet;
  • Të jetë pikënisje për organizime të ndryshme me kontekst akademik, si ligjërata shtesë, vizita akademike, vizita në bibliotekë etj.
  • Të jetë një pikë reference kryesore për studentët që dëshirojnë të dinë më shumë në lidhje me procesin akademik, sistemin e kredive, mënyrat e vlerësimeve, rregulloret e ndryshme dhe detyrat e studentit.

RËNDËSIA E STUDENTËVE TUTORË

Për Kolegjin AAB, përfaqësimi i studentëve nga vetë studentët është shumë me rëndësi. Dhe për këtë arsye ekziston sistemi i tutorimit në AAB. Është me rëndësi që studentët të kenë edhe një zë të fuqishëm përmes studentëve tutorë, dhe që zëri i tyre për ndryshime dhe përmirësime te ketë sukses në ndryshimin dhe lëvizjen e gjërave për të mirë. Pa dyshim që rëndësia e studentëve tutorë është e madhe dhe për ketë arsye Kolegji AAB i shpërblen studentët tutorë edhe financiarisht për punën e tyre. Ky shpërblim financiar është duke i liruar ata nga disa pagesa të kësteve semestrale dhe përfitime të tjera.

Studentët tutorë do të kalojnë një pjesë të madhe të ditës në ambientet e universitetit, dhe në këtë mënyrë e shton prezencën e kujdesit ndaj studentëve. Disa gjera studentët ngurojnë t’i thonë te personeli administrativ, te profesorët, te dekanati apo te menaxhmenti, apo te Zyra për Sigurimin e Cilësisë – mirëpo studentët mund të jenë më të lirë për të shprehur veten me studentët përfaqësues apo studentët tutorë. Pra, qëllimi i studentit tutor është që t’i përfaqësojë sa më mirë që të jetë e mundur mendimet e studentëve që ata përfaqësojnë, dhe kjo mund të jetë për paraqitjen e lëvdatave të tyre, kërkesave, ankesave, sugjerimeve, etj.

Rëndësia e studentëve tutorë është shumë e madhe ngase studentët tutorë e bëjnë fuqizimin e trekëndëshit: student – profesor – menaxhment apo administratë – student.

Koordinatorët e cilësisë

Koordinatorët për cilesi janë:

Fakulteti Ekonomik:
Shaip Bytyqi [email protected],

Fakulteti Juridik:
Fatmir Qollakaj [email protected],

Fakulteti i Administrates Publike:
Mentor Lecaj [email protected],

Fakulteti i Shkencave Kompjuterike:
Blerta Prevalla [email protected],

Fakulteti i Komunikimit Masiv:
Mimoza Doko [email protected],

Fakulteti i Shkencave Sociale:
Elizabeta Musliu [email protected],

Fakulteti i Gjuheve te huaja:
Venera Llunji [email protected],

Fakulteti i Psikologjise
Merita Shala [email protected],

Fakulteti i Kultures Fizike dhe Sportit
Besim Gashi [email protected],

Koordinatorët për Mentorim, Monitorim dhe Punë Praktike janë:

Fakulteti i Shkencave Kompjuterike:
Krenar Kepuska [email protected],

Fakulteti Juridik:
Artan Fejzullahu [email protected],
Enisa Halili [email protected],

Fakulteti i Komunikimit Masiv:
Burbuqe Berisha [email protected],

Fakulteti Ekonomik:
Ylber Prekazi [email protected],
Merita Shabani [email protected],

Fakulteti i Gjuheve te huaja:
Niman Dreshaj [email protected],

Fakulteti i Administrates Publike:
Donik Sallova [email protected],

Fakulteti i Shkencave Sociale:
Saranda Shatri [email protected],

Fakulteti i Kultures Fizike dhe Sportit
Shkelzen Shala [email protected],
Besim Gashi

Fakulteti i Psikologjise
Flutura Germizaj [email protected],

INSTITUTI AAB
APLIKO