Enver Petrovci

Enver Petrovci, ish- rektor i Kolegjit AAB studioi në degën e aktrimit në Shkollën e Lartë Pedagogjike në Prishtinë, pastaj mbaroi studimet universitare për aktor në Fakultetin e Arteve Dramatike në Universitetin e Beogradit. Është një ndër themeluesit e degës së Artit Dramatik dhe Akademisë së Arteve në Universitetin e Prishtinës. Në vitin 1989 z. Petrovci kthehet nga Beogradi për të ligjëruar lëndën e aktrimit në Universitetin e Prishtinës dhe formon kuadro të reja të aktorëve në Kosovë.

Veprimtaria

Teatër:

  • Idioti – regjinë dhe rolin kryesor
  • Dëshmitari kryesor – regjisor
  • Kush më ka faj që jam shqiptar – regjisor
  • Guxim për vrasje – rolin kryesor

Filmografia:

  • Kur pranvera vonohet – 1980 – serial
  • Lazari – 1984
  • Rojet e mjegullës – 1988
  • Forbidden sun – 1989
  • Migjeni (film) – 1990
  • Nekrologji – 1994
  • Lule të kuqe, lule të zeza – 2003
  • 1244 – 2003
  • Një Milion Euro – 2005
  • Anatema – 2006
  • Gomarët e Kufirit