Prof. ass. dr.

Fatmir Qollakaj

Koordinator për mësim

Fushat kryesore të studimit, kërkimeve e botimit janë: siguria, studimet sociale, luftimi i kriminalitetit, terrorizmi etj.

Prej vitit 2009 ushtron detyrën e Prodekanit për mësim në Fakultetin Juridik në AAB. Arsimin parauniversitar e ka mbaruar në Prizren. Studimet e Filozofisë e Sociologjisë i ka mbaruar në Fakultetin Filozofik të Universitetit të Prishtinës. Ka vijuar studimet për magjistraturë (1989 – 1991) në Universitetin e Zagrebit dhe në Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës. Ka mbaruar studimet pasdiplomike në fushën e shkencave kriminalistike, kriminologjike e të sigurisë dhe ka fituar titullin Magjistër i Shkencave në Fakultetin e Shkencave Kriminalistike (FShKKS) të Universitetit të Sarajevës (2009). Studimet e doktoratës i ka përfunduar në Universitetin Europian të Tiranës (2016), në fushën e së Drejtës Publike, drejtimi penal, me specializim të ngushtë në temën “Veprat penale të keqpërdorimit të detyrës zyrtare dhe korrupsioni zyrtar në Kosovë”. Po ashtu vijon studime të doktoratës së dytë në fushën e sigurisë në FShKKS në Universitetin e Sarajevës.

Ka punuar në Institutin e Politikave Sociale në Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale si udhëheqës i hulumtimeve për pesë vjet radhazi. Ka përfunduar trajnime të rëndësishme në fushën e të Drejtave të Fëmijës (certifikuar nga Ministria italiane e Punëve të Jashtme), të Drejtën e Punës (trajnerëve, i certifikuar nga ILO, IPEK dhe MPMS të Republikës së Kosovës), në Mbrojtjen e Viktimave e shumë të tjera. Ka marrë pjesë në shumë konferenca shkencore në vend e në rajon me punime e prezantime, përfshirë disa konferenca në Sarajevë në fushën e Kriminalistikës, Kriminologjisë e të Sigurisë, në Universitetin e Tetovës, në Fakultetin e Shkencave Sociale të Universitetit të Tiranës.
Aktualisht është edhe trajner në Akademinë e Drejtësisë të Kosovës  ku përgatitë prokurorë e gjyqtarë.
Ka botuar kryesisht në fushën e luftimit të kriminalitetit dhe në fushën e sigurisë.

Ligjëron lëndët: Kriminalistikë, Sociologji Juridike, Terrorizmi, Krimi i organizuar (niveli Master)