Ilir Tafa

Ilir Tafa u lind në Lipjan më 1974. Është njëri ndër aktorët më të njohur dhe më të popullarizuar në Kosovë dhe jashtë vendit. Ai ka luajtur në shumë projekte filmike dhe teatrale në Kosovë dhe jashtë saj sidomos në Bosnje e Kroaci.
Ilir Tafa, me fillimin e studimeve nisi të zotëroj profesionin e aktorit, ku për një kohë shumë të shkurtër realizon vepra brilante, në teatër e kinematografi, si në vend edhe jashtë. Deri më tani ka luajtur në disa filma artistik dhe seriale,si dhe në shumë shfaqje teatrore, me role nga më të ndryshmet skenike si:”Sonte jam vetëm”,”Alo 038″, pastaj “Studio 2”, në filmat artistik “Atje ku nuk lind dielli”, “Shtëpia e tmerrit”, nëserialet”Kamera me yjet”, “Kandidati për president”, “Kaçurrelët”, “Zogjtë e luftës”.
Nga viti 2009 merrë pjesë në shumë projekte artistike si në teatër, film dhe TV. Në hapësirën e gjithë ish-Jugosllavisë Ilir Tafa është bërë i njohur me serinë “Lud, Zbunjen, Normalan”.
Çmimi i“Aktorit më të mirë”, ju nda nga Festivali i Filmit i Kosovës – Gjilan, Festivali i Komedisë Shqiptare në Preshevë, Festivali Ballkanik i Teatrit në Prishtinë dhe Festivali i Teatrove Shqiptare të mbajtur në Dibër të Maqedonisë.
Ilir Tafa mban gradën më të lartë universitare në fushën e aktrimit dhe është mësimdhënës i lëndës së Diksionit. Jeton dhe vepron në Prishtinë

INSTITUTI AAB
APLIKO