Liridon Bajrami

Studimet bachelor për  drejtësi i ka përfunduar  në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”, ndërsa studimet master në dy programe në Zvicër: Master në kontratat ndërkombëtare dhe arbitrazh në Universitetin e Gjenevës dhe Master në të drejtën kushtetuese në  Universiteti e Friburgut.

Është jurist i specializuar në fushën e së drejtës kontraktuese, tregtare dhe në arbitrazh komercial ndërkombëtar.

Ka një përvojë mbi dhjetëvjeçare në sektorët publik, privat dhe praktikë gjyqësore brenda dhe jashtë vendit, ku puna e tij ka qenë më shumë e koncentruar në fushat si: negociimi dhe finalizimi i kontratave komerciale në fushën e farmacisë, bioteknologjisë me kompanitë e njohura botërore (Roche, GsK, Sandoz, Pfitzer, Bayer etj.), kontrata nga fusha e pronësisë intelektuale, kontratat sportive, kontratat e transportit, kontratat në fushën e ndërtimtarisë.

Përvoja e  punës kryesisht mbështetet në institucione  ndërkombëtare: MMV Medicines for Malaria Venture (Zvicër), Dnata AG (Zvicër), Wemovo GmBH (Gjermani), Gjykata Kushtetuese (Kosovë)

Flet dhe shkruan rrjedhshëm gjuhën  angleze dhe frëngjishte.  

 

INSTITUTI AAB
APLIKO