Lulzim Tafa

Rektor i Kolegjit AAB u lind më 1970 në Lipjan, Republika e Kosovës. Studimet themelore dhe pasuniversitare i ka përfunduar në Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës, kurse studimet e doktoratës i ka përfunduar në Fakultetin Juridik të Universitetit publik të Sarajevës në temën “Krimi i organizuar në Kosovë në periudhën e tranzicionit” për të fituar titullin Doktor i Shkencave Juridike.

Angazhimi akademik

Dr. Lulzim Tafa ka një përvojë të konsiderueshme si ligjërues i rregullt dhe i angazhuar por edhe profesor vizitor i lëndëve penale në disa universitete në Kosovë por edhe jashtë saj.
Ka ushtruar funksione me rëndësi në tërë hierarkinë akademike, përfshirë poste menaxhuese në qendra kërkimore, fakultete dhe  në shërbime universitare. Është anëtar i redaksive të disa revistave shkencore dhe anëtar i këshillave udhëheqëse të disa organizatave në fushën e shkencave juridike, të drejtave të njeriut, kriminalistikës, etj.

Kërkime dhe botime

Ka botuar libra shkencorë dhe monografi në fushën e kriminologjisë dhe të së drejtës penale në gjuhën shqipe dhe boshnjake.
Pjesëmarrës në shumë tryeza dhe simpoziume për çështje të të drejtave të njeriut, të kriminologjisë, të kriminalistikës etj, Kolumnist i rregullt në disa gazeta të përditshme si dhe portale informative në Kosovë dhe jashtë saj.
Gjithashtu,ka botuar edhe shtatë përmbledhje me poezi. Autor i shumë poezive, prozës, dramës, kritikës letrare. Poezitë e tij janë të përkthyera në disa gjuhë të botës dhe të përfshira në disa antologji, shpërblyer me shumë çmime letrare.
Veprat e tij deri më tani janë përkthyer në gjuhët angleze, gjermane, italiane, serbe/kroate, boshnjake, rumune, frenge, arabe,greke, turke dhe suedeze.
Librat e tij më të njohur janë:

  1. “Gjaku nuk bëhet ujë” përmbledhje me poezi, Rilindja, Prishtinë 1993
  2. “ Metaforë e pikëlluar” përmbledhje me poezi,Rilindja, Prishtinë 1995
  3. “Planeti Babiloni” Poezi e dramatizuar,Rilindja, Prishtinë 1997
  4. “ Vdekja çon fjalë” Përmbledhje me poezi, Prishtinë, 1998
  5. “I kam edhe dy fjalë” Përmbledhje me poezi, Faik Konica, Prishtinë 2012
  6. “Shtini n’dhe këto fjalë”Përmbledhje me poezi, Faik Konica, Prishtinë 2015

Shtëpi të njohura botuese nga mbarë bota kanë përkthyer dhe botuar librat e tij, kurse shkrimtarë e kritikë letrarë nga vendi dhe bota e kanëvlerësuar krijimtarinë e tij artistike. Për poezinë e Lulëzim Tafës, kanë shkruar dhe i kanë botuar ato edhe revistat më të njohura ndërkombëtare të fushës së letërsisë. Është njëri ndër poetët më të njohur dhe më të përkthyer të letërsisë shqipe në botë.

Disa nga librat e botuar në gjuhë të huaja janë: “Traumausstellung” në gjuhën gjermane, “Terrible songs” në gjuhën angleze në New York, ”Under manen sover tiderna” në gjuhën suedeze, ”Expozitie de vise” në gjuhën rumune, “La theorie de l’explication des reves”, në gjuhën frenge, “Vraziji Posao” gjuhën boshnjake, “La cronica di una santa Guerra” në gjuhën italiane, “Zavjetne pjesme” në gjuhën malazeze, etj.
Jeton në Prishtinë.

INSTITUTI AAB
APLIKO