Prof. Ass. Dr

Medain Hashani

Dekan

Medain Hashani u lind në Ferizaj. Ka mbaruar Fakultetin Ekonomik, drejtimin Banka Financa dhe Kontabilitet në Universitetin e Prishtinës, po ashtu ka mbaruar studimet e magjistraturës për Kontabilitet dhe Auditim në Akademinë e Studimeve të Avancuara Universitare (ASAU). Studimet e doktoratës në fushën e Kontabilitetit dhe Auditimit, i ka mbaruar në Universitetin Sv.Kiril i Metodij në Fakultetin Ekonomik në Shkup.

Në nivelin profesional dhe Akademik është i certifikuar për: Implementimin e Kontabilitetit ndërkombëtar në Kosovë, Train the Trainer, menaxhimin e operacioneve, menaxhimin e burimeve njerëzore, menaxhimin strategjik, menaxhimin e projekteve, vlerësimin e aseteve, vlerësimin e investimeve si dhe për procesin e integrimeve në BE dhe direktivat e BE-së.

z. Hashani ka përvojë të pasur profesionale, nga viti 2006 deri 2009 ka qenë senior auditor i jashtëm në Kompaninë Audituese, Audit, Tax FAS, nga 2009 deri 2012 drejtor financiar në Pallatin e Rinisë, Kulturës dhe Sporteve Prishtinë, nga 2012 deri 31.10.2020 drejtor i degës së Ferizajt në Kolegjin AAB, nga maj 2015 dhe në vazhdim është kryetar i Bordit i kompanisë së sigurimeve PRISIG, nga 2019 anëtar i bordit drejtues në Institucionin financiar jobankar BI CREDIT Sh.a dhe nga 01.11.2020 Dekan i Fakultetit Ekonomik në Kolegjin AAB.

Përvoja akademike e z. Hashani është po ashtu mjaft e bujshme, nga 2006 deri në vitin 2009 ka qenë ligjërues në German Academy for Economy and data processing Kosova, nga viti 2006 deri në vitin 2009 ka qenë asistent në Fakultetin Ekonomik në Universitetin e Prishtinës, nga 2011 e në vazhdim në BPRAL Kolegji AAB është profesor në nivelin bachelor dhe në nivelin master si dhe nga 2017 është Ligjërues në Institutin AAB për kontabilist dhe auditor të çertifikuar.

Deri më tani ka marrë pjesë në disa konferenca kombëtare dhe ndërkombëtare, kryesisht nga fusha profesionale, të organizuara dhe të mbajtura në institucione dhe universitete të shteteve më prestigjioze të Evropës.

z. Hashani deri më tani ka publikuar këto punime shkencore: “The importance of internal audit In increasing performance of Microfinance institutions:The case of the developing Country”, “The rule of thumb: Private consumption as a driving force of the economic growth of Western Balkan Countries”, “The impact of tax changes on the liquidity of construction companies in the developing market”, “Survival analysis of covid-19 incidence in Kosovo”, “Entrepreneurial intentions from an Islamic perspective: a study of Muslim entrepreneurs in Indonesia”, “Roli i Auditimit te jashtëm në politikat kreditore të bankave komerciale”,”, “Roli i burimeve njerëzore në rritjen e investimeve të NVM-ve” dhe “Identifikimi i nevojave për punonjës në Ndërmarrjet e Vogla dhe të Mesme në Komunën e Ferizajt”.

 

Ligjëron:

  • Kontabiliteti (në nivelin Bachelor)
  • Kontabiliteti Financiar F3 (në nivelin Bachelor)
  • Auditimi dhe Siguria F7 (në nivelin Master)
  • Menaxhment Financiar F8 (në nivelin Master)