Shkumbin Istrefi

Anëtar i Këshillit Drejtues

Shkumbin Istrefi u lind më 12 shkurt 1969 në Prishtinë. Familja e tij e ka prejardhjen nga Veleshta e Strugës së Maqedonisë. Studimet e aktrimit i kreu në Fakultetin e Arteve në Prishtinë, në klasën e aktorit Enver Petrovci dhe diplomoi në vitin 1994. Ka luajtur në shumë shfaqje në Teatrin Dodona dhe në Teatrin Kombëtar të Prishtinës. Më 15 korrik 2011, si aktor, i jepet posti në Këshillin Drejtues të Teatrit Kombëtar të Kosovës. Po ashtu punon si profesor në Fakultetin e Arteve në Universitetin e Prishtinës. Jeton dhe punon në Prishtinë.