Dr. sc.

Zenel Metaj

Koordinator për mësim

Zenel Metaj është prodekan i Fakultetit të Kulturës Fizike dhe Sportit në AAB.

Ka mbaruar arsimin parauniversitar në Pejë në vitin 1994, ka diplomuar në Fakultetin e Kulturës Fizike në Universitetin e Prishtinës në vitin 2003 dhe ka mbaruar studimet e ka fituar titullin master po në Universitetin e Prishtinës në vitin 2009 në fushën e Skijimit.

Prej vitit 2009 jep mësim në lëndët ”Skijimi dhe Aktivitetet në Natyrë” dhe punon si asistent i lëndës së “Volejbollit” në Fakultetin e Kulturës Fizike dhe Sportit në AAB. Njëkohësisht është drejtues i Qendrës për Studime dhe Kërkime Sportive të Fakultetit të njëjtë. Pos kësaj, ai është drejtor i Klubit Volejbollistik të Femrave “AAB” që garon në ligën e parë të Kosovës dhe ka fituar disa tituj dhe kupa kombëtare.

Prej vitit 2010 deri në 2013, ka botuar shumë artikuj shkencorë, kryesisht në fushën e skijimit në revista vendore dhe ndërkombëtare (Thesis Kosova dhe “Mont Sport”, Mal i Zi) dhe ka marrë pjesë në konferenca e simpoziume në temën e planifikimit dhe implementimit të projekteve kërkimore.

Flet gjuhën shqipe, serbe / boshnjake dhe angleze.

Ligjëron lëndët:

Rekreacioni

Sporti dhe shëndeti

CV