Zija Rexhepi

Prorektor për Administratë – udhëheq shërbimet për menaxhimin e studentëve si dhe sektorë të tjerë brenda Kolegjit AAB.

Ka lindur në Preshevë. Studimet master në fushën e komunikimit dhe gazetarisë, i ka mbaruar në Prishtinë, ndërsa tani vazhdon studimet doktorale në fushën e shkencave të komunikimit në Tiranë.

Në Kolegjin AAB është inkuadruar që nga themelimi i këtij institucioni. Këtu ka ardhur nga fusha e medias, ku ka bërë përvojë si gazetar e redaktor në redaksitë informative të televizioneve kombëtare të Kosovës. Fillimisht ka qenë i angazhuar si zyrtar i Zyrës për Informim dhe më pas në krye të Shërbimit të Studentëve.

INSTITUTI AAB
APLIKO