Rektorët e mëparshëm

Tel
+381 (0) 38 600 005

Prof. dr. Masar Stavileci

Është profesor në Kolegjin AAB dhe Rektor i parë i tij. Ka mbaruar Normalen në Prishtinë dhe studimet universitare në Universitetin e Beogradit. Ka specializuar ne Universitetin e Zagrebit dhe të Sorbonës, në Paris. Ka mbrojtur magjistraturën në Zagreb. Ka bërë kërkime të gjata shkencore të doktoratës kryesisht në Paris e në Tiranë. Ka mbrojtur doktoratën në Fakultetin e Filologjisë së Universitetit të Prishtinës. Ka qenë dhe profesor i këtij universiteti deri me 2003.

Masar Stavileci ka botuar një numër të konsiderueshëm vështrimesh,kritikash e studimesh letrare në gazeta e revista të specializuara në Kosovë , në Shqipëri, në Francë, në Angli, si dhe nëdisa nga republikat e ish- Jugosllavisë.Ka marrë pjesë në kongrese, simpoziume, sesione dhe projekte shkencore me karakter kombëtar dhe ndërkombëtar. Është marrë dhe me përkthime letrare nga gjuhët e huaja në shqip. Ka bërë përkthimin e romanit Neveria të filozofit dhe të shkrimtarit të madh francez Zh.P. Sartre.

Ka botuar dhe disa vepra, prej të cilave po përmendim: Përveç kësaj, ai ka botuar dhe disa vepra, prej të cilave:Iluminizmi në Letërsinë e Rilindjes Kombëtare Shqiptare, Prishtinë, 1990; Tema letrare franceze, Prishtinë, 1996; Apologji e Çështjes Shqiptare, Prishtinë, 1998; Iluminizmi shqiptar, bot. II; Tiranë, 2000, “Elemente të stilistikës letrare” , Prishtinë, 2005;Apologji e Çështjes Shqiptare,bot. III, në 100-vjetorin e Pavarësisë, Tiranë, 2012.

Tel
+381 (0) 38 600 005

Uroš LIPUŠČEK

Dr. Uros Lipuscek, ish- rektor i Kolegjit AAB një kohë ka punuar edhe korrespondent dhe redaktor nga SHBA-të për RTV të Sllovenisë, më pastaj konsulent i Misionit të OSBE-së në Kosovë. Është autor i teksteve të shumta për Luftën e Parë Botërore, ku ka analizuar rolin e fuqive të mëdha- Shteteve të Bashkuara, dhe ndryshimin e kufijve në Evropën Qendrore, që ndërlidhen me jetën e sllovenëve në Ballkan. Po ashtu ka marrë pjesë në konferenca ndërkombëtare dhe ka publikuar punime shkencore të fushës përkatëse.

Tel
+381 (0) 38 600 005

Enver Petrovci

Enver Petrovci, ish- rektor i Kolegjit AAB studioi në degën e aktrimit në Shkollën e Lartë Pedagogjike në Prishtinë, më pastaj mbaroi studimet universitare për aktor në Fakultetin e Arteve Dramatike në Universitetin e Beogradit. Është një ndër themeluesit e degës së Artit Dramatik dhe Akademisë së Arteve në Universitetin e Prishtinës. Në vitin 1989 z. Petrovci kthehet nga Beogradi për të ligjëruar lëndën e aktrimit në Universitetin e Prishtinës dhe formon kuadro të reja të aktorëve në Kosovë.

Veprimtaria:

Teatër:

  • Idioti – regjinë dhe rolin kryesor
  • Dëshmitari kryesor – regjisor
  • Kush më ka faj që jam shqiptar – regjisor
  • Guxim për vrasje – rolin kryesorë

Filmografia:

  • Kur pranvera vonohet – 1980 – serial
  • Lazari – 1984
  • Rojet e mjegullës – 1988
  • Forbidden sun – 1989
  • Migjeni (film) – 1990
  • Nekrologji – 1994
  • Lule të kuqe, lule të zeza – 2003
  • 1244 – 2003
  • Një Milion Euro – 2005
  • Anatema – 2006
  • Gomarët e Kufirit
INSTITUTI AAB
APLIKO