Për Senatin

Senati i Kolegjit është organi më i lartë profesional i Kolegjit. Ai vendos për të gjitha çështjet e rëndësishme të Universitetit në fushën e mësimit, kërkimit shkencor dhe artistik.

Senati, si organi më i lartë akademik, përbëhet prej:

  • Rektorit;
  • Prorektorëve;
  • Dekanëve të të gjitha njësive akademike;
  • Një anëtari të zgjedhur nga stafi akademik i secilës njësi akademike;
  • Një përfaqësuesi të studentëve;
  • Një anëtari nga stafi teknik- administrativ;
  • Sekretari i Përgjithshëm i Kolegjit është anëtar i përhershëm i Senatit.

Senatin e kryeson Rektori. Në mungesë të Rektorit, Senatin e kryeson prorektori i caktuar nga Rektori.

Në varësi të përgjegjësive të përgjithshme të Bordit dhe të përgjegjësive të Rektorit dhe Prorektorëve, Senati ka kompetencë për:

  1. Çështjet e përgjithshme strategjike që lidhen me kërkime, studime, mësimdhënie dhe kurse në Kolegj;
  2. Përpilimin e strategjisë për zhvillimin akademik të Kolegjit;
  3. Miratimin e Statutit të Kolegjit, pas sigurimit të pëlqimit të Bordit të Universitetit;
  4. Të vendosur për veprimtarinë mësimore, shkencore dhe artistike të Kolegjit;
  5. Të përcaktuar kriteret e pranimit të studentëve;
  6. Të siguruar cilësinë dhe procedurën e dhënies së kualifikimeve;
  7. Të propozuar formën dhe përmbajtjen e stemës, vulës dhe vulës së thatë;
  8. Të miratuar Rregulloren mbi procedurën për shqyrtimin e masave ndaj studentëve;
  9. Të shqyrtuar çështjet e mbrojtjes së të drejtave të personelit dhe të studentëve;
  10. Të miratuar plan programet mësimore;
  11. Të vendosur për propozimet e Rektorit të Kolegjit për anëtarët e komisioneve;
  12. Të kryer edhe punë të tjera të caktuara me këtë Statut.