Stafi i Kolegjit AAB-së, për vizitë studimore në Lituani, në kuadër projektit Erasmus + Mobility

20 Shkurt 2017

Brikena Berisha  dhe Liridon Bajrami,  staf i rregullt në  Kolegjin AAB, në kuadër projektit Erasmus + Mobility, kanë përfituar  bursa të plota për vizitë studimore,  për semestrin veror 2016/17, në Universitetin e Shkencave të Aplikuara, në Lituani.

“Pas vlerësimit të dhënë nga komisioni, si dhe miratimit të përzgjedhjes sonë nga zyrtarët në Lituani, ju njoftojmë  se përfitues të bursaves për staf akademik dhe administrativ për vitin 2016/17 janë Brikena Berisha dhe Liridon Bajrami”, ka njoftuar komisioni vlerësues.

Ky është viti i dytë me radhë që Kolegji AAB, është përfitues i bursës së plotë, në kuadër të marrëveshjes së përbashkët mes këtyre institucioneve në projektin Erasmus+ Interenational Credit Mobility, projekt që financohet nga fondet e programit Erasmus për institucionet arsimore të Republikës së Lituanisë.

Ndërkohë, në kuadër të Erasmus + Mobility, semestrin veror 2016/17 e kanë filluar edhe gjashtë studentë të AAB-së, në Universitetin Lodz, në Poloni.

Share: