Studentët amerikanë për vizitë shkencore në Kolegjin AAB

11 Tetor 2016

Një grup prej 22 studentësh nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të cilët studiojnë për marrëdhënie ndërkombëtare dhe diplomaci në DIS Institute,  në kuadër të Universitetit të Kopenhagës, dhe tre profesorë nga ky universitet, vizituan Kolegjin AAB në Prishtinë, në sajë të vizitës së tyre studimore në Kosovë.

Vizita e tyre konsistonte në ekzamiminimin dhe analizimin e parimeve të të drejtave ndërkombëtare të njeriut si dhe marrëdhëniet ndërkombëtare dhe diplomacinë dhe zbatimin e tyre në vendet postkonfliktuoze.

Gjatë kësaj vizite, studentët u interesuan edhe për mënyrën dhe kulturën e arsimit në Kolegjin AAB, duke e krahasuar me atë në Danimarkë dhe në SHBA.

Studentët amerikanë u pritën nga prorektori për Çështje Mësimore, prof. dr. Shemsedin Vehapi, dhe dekanët e fakulteteve të caktuara si dhe nga studentët e Kolegjit AAB.

Etiketa:

Share: