Studentët e ardhshëm

Si të regjistrohem

Secili person, i cili ka mbaruar shkollën e mesme katërvjeçare mund të jetë kandidat potencial për regjistrim në Kolegjin AAB.

Kandidati duhet të sjellë këto dokumente: dëftesat e shkollës së mesme dhe diplomën mbi përfundimin e shkollës së mesme, certifikatën e lindjes, kopjen e letërnjoftimit.

Ofertat e AAB-së Përveç të gjitha këtyre lehtësirave, si në asnjë institucion tjetër Kolegji AAB ofron edhe:

  • Ofertë prej 10% zbritje për të gjithë kandidatët të cilët kanë të gjitha notat pesë (5) gjatë shkollimit të mesëm.
  • Ofertë familjare prej 10% për të gjithë kandidatët që vijnë nga e njëjta familje.
  • Bursa motivuese për të gjithë kandidatët të cilët arrijnë notë mesatare të studimeve mbi 9.5.

Varësisht nga kostoja e shkollimit në fakultetet e Kolegjit AAB, studentët kanë këto lehtësi:

  • Pagesë mujore
  • Pagesë në gjashtë këste
  • Pagesë në katër këste
  • Pagesë në dy këste

Kolegji AAB ka krijuar edhe rrethana të tjera lehtësuese për studentët e vet përmes marrëveshjeve me institucione të ndryshme bankare, ku studentët mund të tërheqin kredi për pagesën e kostos së shkollimit.

INSTITUTI AAB
APLIKO