U mbajt aktiviteti “Histori suksesi me fëmijë” në degën e Ferizajt

14 Shkurt 2017

Studentët e Fakultetit të Shkencave Sociale të Kolegjit AAB, dega në Ferizaj, organizuan aktivitetin “Histori suksesi me fëmijë”, ku u diskutua për përvojat e fituara gjatë punës me fëmijët e nivelit parashkollor dhe sukseset e arritura gjatë kësaj përvoje.

Ky aktivitet u realizua me qëllim të shkëmbimit të përvojave të suksesshme në punën edukative me fëmijë të nivelit parashkollor, dhe u prezantuan histori suksesi nga:  Gentiana Çollaku, menaxhere e kopshtit “Bardha”, Besmire Bajrami, edukatore në Hendikos, Shpresa Ademi, edukatore në institucionin parashkollor “Ardhmëria Jonë”, Shqipe Syla dhe Lumtirije Ibrahimi, edukatore në institucionin parashkollor “Engjujt” etj..  

Debati u drejtua nga tutorja e Fakultetit Shkencave Sociale, Azra Bushi, ndërsa të pranishëm ishin edhe stafi akademik i këtij fakulteti dhe drejtori i degës, Medain Hashani.

Share: