U mbajt aktiviteti “Literary whisperings” në degën e Ferizajt

24 Janar 2017

Studentët e Fakultetit të Gjuhës Angleze të Kolegjit AAB, dega në Ferizaj, të të tre viteve të studimeve, nën mbikëqyrjen e mësimdhënëses Vlera Ejupi, organizuan aktivitetin “Pëshpërima letrare” (Literary whisperings), ku  u diskutua për letërsinë shqipe dhe atë botërore në përgjithësi.

“Debati pati shumë teza dhe analiza të mrekullueshme të librave të preferuar” tha prof. Vlera Ejupi, e cila me këtë rast i dhuroi bibliotekës së degës së Ferizajt edhe 30 ekzemplarë të librit të saj. Ajo theksoi se ky aktivitet do të ketë vazhdimësinë e tij edhe në degët tjera.

Ndërsa studentja tutore, Krenare Çerkini tha se studentët u ndanë të kënaqur me realizimin e këtij aktiviteti, duke shprehur dëshirën që edhe në aktivitete tjera të ketë gjithpërfshirje të studentëve. Ajo rikujtoi se për organizime të këtilla çdoherë kemi përkrahje nga menaxhmenti i AAB-së, kështu duke na dhënë vullnetin që të vazhdojmë të kontribuojmë edhe në aktivitete dhe projekte të tjera,  të cilat janë në dobi të promovimit të mundësive që ofron institucioni ynë.

Të pranishëm në debat ishin edhe dekanja e Fakultetit të Gjuhës Angleze, Venera Llunji, si dhe stafi akademik i këtij fakulteti.

Share: