U mbajtën finalet në garat sportive të organizuar nga Fakulteti i Kulturës Fizike

Fakulteti i Kulturës Fizike i Kolegjit AAB, për tri javë radhazi  organizoi gara në disiplinat sportive, si: futboll, streetball, volejboll dhe ping-pong. Në këtë aktivitet morën pjesë mbi 200 studentë nga të gjitha fakultetet e Kolegjit AAB, të përfshirë në gjithsej 49 ekipe të ndara.

Vendin e parë, në tri disiplinat si: futboll, streetball dhe volejboll, ngadhënjyen studentët e vitit të dytë të Fakultetit të Kulturës Fizike, ndërsa në disiplinën e ping-pong-ut, në vendin e parë ngadhënjeu studenti i Fakultetit të Shkencave Kompjuterike, Orhan Kurtes.

Në përfundim të këtij aktiviteti u ndanë mirënjohjet, medaljet, kupat dhe shpërblimet nga menaxhmenti dhe dekanati i Fakultetit të Kulturës Fizike dhe Sportit të Kolegjit AAB.

Koordinator dhe udhëheqës i këtyre aktiviteteve sportive ka qenë prodekani Zenel Metaj, në bashkëpunim me dekanatin e këtij fakulteti.

Të gjithë lojërat u mbajtën në ambientet e Fakultetit të Kulturës Fizike dhe Sportit të AAB-së.

INSTITUTI AAB
APLIKO