U publikua libri me punimet shkencore të Konferencës Ndërkombëtare me temë “Gjuhësi, Letërsi dhe Kulturë”

Doli nga shtypi libri me punimettëe Konferencës Ndërkombëtare me temë  “Gjuhësi, Letërsi dhe Kulturë”,  me ISBN dhe botim të Kolegjit AAB, në kuadër të Fakultetit të Gjuhës Angleze.

Në këtë vëllim me 450 faqe, mund të lexoni rreth 45 punime shkencore dhe gjetje të prezantuara në konferencë nga hulumtues nga rajoni dhe më gjerë në fushën e gjuhësisë, letërsisë, metodologjisë së mësimdhënies së gjuhës angleze, studimeve përkthimore, interpretimit kulturor etj..

Konferenca Ndërkombëtare me temë  “Gjuhësi, Letërsi dhe Kulturë”, është organizuar me rastin e 400-vjetorit të vdekjes së Shekspirit (William Shakespeare), nga Fakulteti i Gjuhës Angleze të Kolegjit AAB, në partneritet me Fakultetin e Gjuhëve të Huaja të Universitetit të Tiranës (UT), Universitetin “Aleksandër Moisiu”, Durrës (UAMD), Fakultetin Gjuhë dhe Letërsi Angleze të Universitetit të Evropës Juglindore (UEJL), English Language Teachers Association (ELTA), dhe Kosova English Teachers Network (KETNET), Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë etj.

Këtë botim mund ta merrni në bibliotekën dhe librarinë e AAB-së, dhe mund ta shfletoni gjithashtu edhe në uebfaqen zyrtare të Kolegjit AAB.

 

Shkarko

 

INSTITUTI AAB
APLIKO