Stafi akademik dhe joakademik i huaj dhe vendor

Përmes marrëveshjeve me universitete dhe kolegje të tjera, Kolegji AAB pranon staf akademik nga institucionet partnere, duke u mundësuar atyre që të kalojnë periudha të shkurtra (1-2 javë) në Kolegjin tonë për qëllime të mësimdhënies dhe kërkimit. Ne pranojmë edhe studentë doktoralë për periudha të shkurtra kohe, d.m.th. për 1 javë të qëndrimit të tyre.

Mobiliteti i akademikëve dhe stafit jo-akademik përmes marrëveshjeve universitare në Kolegjin AAB përpunohet nga Zyra për Marrëdhënie  Ndërkombëtare dhe Bashkëpunim dhe nga Rektorati. Nëse një përfaqësues i stafit akademik dëshiron të kalojë një periudhë të shkurtër në Kolegjin AAB për qëllime kërkimi, studimi ose mësimdhënie në bazë të një marrëveshje universitare, ai / ajo së pari duhet t’i ofrojë detajet e sakta të qëndrimit me Zyrën për Marrëdhënie Ndërkombëtare dhe Bashkëpunim.

Pala e interesuar duhet të dërgojë një email zyrtar me detaje që përfshijnë: një letër interesi, CV, planifikim të detajuar ose plan studimi, miratim nga universiteti i tyre dhe periudhën e kohës së  planifikuar për vizitë.

Ne fillojmë me semestrin dimëror nga tetori deri në shkurt (përfshirë provimet) dhe semestrin  veror nga fundi i shkurtit deri në fund të qershorit (provimet përfundojnë në korrik).

Pjesëtari i stafit tonë akademik që kërkon mobilitet duhet të aplikojë në bazë të Rregullave dhe Rregulloreve të nxjerra nga universiteti mikpritës dhe duhet ta ketë miratimin e Rektoratit të universitetit vendas.

NJOFTIM: MASAT E REJA ANTI COVID_19 – SHTYHET AFATI I PROVIMEVE TË SHTATORIT

Të nderuar studentë dhe staf i Kolegjit AAB,

Ju njoftojmë se bazuar në vendimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës 01/35 të datës 12 shtator 2021, për aplikimin e masave të reja kundër Covid-19, Kolegji AAB ka marrë këtë vendim:

  • Shtyhet afati i provimeve të shtatorit deri më 27 shtator 2021
  • Në rast të lehtësimit të masave dhe përmirësimit të situatës me pandeminë, provimet do të vazhdojnë të mbahen nga data 27 shtator 2021
  • Orarin e ri të provimeve sipas planifikimit të ri do ta gjeni të publikuar në webfaqe dhe në e-service
  • Në rast se situata do të vazhdojë të jetë e rënduar edhe pas datës 26 shtator, provimet do të mbahen online për çfarë do të njoftoheni me kohë

Ndërkohë, ju lutemi të gjeni të bashkëngjitur vendimin e Qeverisë së Kosovës, për aplikimin e masave të reja anti-Covid_19 dhe ju lusim të zbatoni masat në përpikëri.

MASAT E REJA ANTI COVID_19