Studentët vendorë

Aktivitetet ndërkombëtare të cilat ju ofrohen studentëve të Kolegjit AAB përfshijnë periudha studimi që zgjasin nga një semester deri në një vit të tërë akademik. Përveç programeve të studimit, ne rregullisht i informojmë studentët tonë për mundësitë për të marrë pjesë në shkolla verore, kurse gjuhe dhe udhëtime kërkimore jashtë vendit. Kolegji AAB përpiqet ta zgjerojë gamën e aktiviteteve ndërkombëtare si një ofertë për studentët tanë.

Deri më tani, opsionet më të përshtatshme dhe të ofruara të lëvizshmërisë janë programi Erasmus dhe shkëmbimet e zbatuara në bazë të marrëveshjeve ndër-universitare dhe fakulteteve.

NJOFTIM: MASAT E REJA ANTI COVID_19 – SHTYHET AFATI I PROVIMEVE TË SHTATORIT

Të nderuar studentë dhe staf i Kolegjit AAB,

Ju njoftojmë se bazuar në vendimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës 01/35 të datës 12 shtator 2021, për aplikimin e masave të reja kundër Covid-19, Kolegji AAB ka marrë këtë vendim:

  • Shtyhet afati i provimeve të shtatorit deri më 27 shtator 2021
  • Në rast të lehtësimit të masave dhe përmirësimit të situatës me pandeminë, provimet do të vazhdojnë të mbahen nga data 27 shtator 2021
  • Orarin e ri të provimeve sipas planifikimit të ri do ta gjeni të publikuar në webfaqe dhe në e-service
  • Në rast se situata do të vazhdojë të jetë e rënduar edhe pas datës 26 shtator, provimet do të mbahen online për çfarë do të njoftoheni me kohë

Ndërkohë, ju lutemi të gjeni të bashkëngjitur vendimin e Qeverisë së Kosovës, për aplikimin e masave të reja anti-Covid_19 dhe ju lusim të zbatoni masat në përpikëri.

MASAT E REJA ANTI COVID_19