Studentët e huaj

Një periudhë studimi në Kolegjin AAB mund të jetë një përvojë e mrekullueshme dhe e paharrueshme. Nëse dëshironi ta pasuroni jetën tuaj me një përvojë në një vend të Evropës Juglindore, me përvojën e mikpritjes dhe bujarisë shqiptare, Kolegji AAB është vendi ku duhet të shkoni.

Kolegji AAB tërheq studentët jo vetëm për shkak të qasjes së qëndrueshme dhe serioze ndaj  arsimit dhe kulturës, por edhe për shkak të larmisë së programeve të ofruara, duke përfshirë të gjitha fushat kryesore të tudimeve.

Ligjeratat e lëndëve studimore kryesisht mbahen në gjuhën shqipe për shkak të 90% të popullsisë së saj që janë shqiptarë; megjithatë Kolegji AAB gjithashtu siguron lëndë edhe në gjuhën boshnjake.

Lëndët studimore në gjuhën angleze zhvillohen në Departamentin e Gjuhës Angleze, por të gjitha departamentet përshtaten me nevojat e studentëve që vijnë, duke ofruar lëndë në gjuhën angleze në të gjitha departamentet dhe / ose duke e përshtatur materialin studimor sipas nevojave dhe kërkesave.

Këtu do të gjeni informata që mund t’ju duhen rreth studimit në Kolegjin AAB për një semestër ose dy, nën një larmi programesh mobiliteti.

Përveç ERASMUS-it si program i njohur për shkëmbim, Kolegji AAB ka nënshkruar një numër marrëveshjesh ndër-universitare dhe marrëveshje mes fakulteteve me partnerë nga rajoni dhe vendet e BE-së, si dhe nga Sh.B.A.

Edhe në rastet kur nuk ka marrëveshje të nënshkruara, dyert e Kolegjit AAB janë të hapura për studentë ndërkombëtarë qoftë përmes projekteve të ndryshme, marrëveshjeve bilaterale ndërkombëtare ose studentëve që mund të vijnë në Kolegjin tonë ose individualisht por edhe si studentë të cilët vijnë me zgjedhjen e tyre personale.

Për më tepër, Kolegji AAB është gjithashtu vend i aktiviteteve verore, shkollave verore, kurseve përgatitore për studentët e ardhshëm dhe i një sërë aktiviteteve të tjera të synuara për të mirën e studentëve dhe reputacionin e Kolegjit tonë.

NJOFTIM: MASAT E REJA ANTI COVID_19 – SHTYHET AFATI I PROVIMEVE TË SHTATORIT

Të nderuar studentë dhe staf i Kolegjit AAB,

Ju njoftojmë se bazuar në vendimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës 01/35 të datës 12 shtator 2021, për aplikimin e masave të reja kundër Covid-19, Kolegji AAB ka marrë këtë vendim:

  • Shtyhet afati i provimeve të shtatorit deri më 27 shtator 2021
  • Në rast të lehtësimit të masave dhe përmirësimit të situatës me pandeminë, provimet do të vazhdojnë të mbahen nga data 27 shtator 2021
  • Orarin e ri të provimeve sipas planifikimit të ri do ta gjeni të publikuar në webfaqe dhe në e-service
  • Në rast se situata do të vazhdojë të jetë e rënduar edhe pas datës 26 shtator, provimet do të mbahen online për çfarë do të njoftoheni me kohë

Ndërkohë, ju lutemi të gjeni të bashkëngjitur vendimin e Qeverisë së Kosovës, për aplikimin e masave të reja anti-Covid_19 dhe ju lusim të zbatoni masat në përpikëri.

MASAT E REJA ANTI COVID_19