Kontinuiteti iliro-arbëror në arealin e Kosovës

Autor
Jahja Drançolli

Abstract

Në studim shqyrtohet çështja e kontinuitetit iliro-arbëror në arealin e Kosovës, problem shkencor ky i cili, për shkaqe të politikës ditore, është instrumentalizuar skajshmërisht deri në ditët e sotme. Politizimi i historisë së lashtë të Kosovës zë fill me Krizën Lindore, kohë kjo kur zunë fill të hartoheshin programet e agresionit serbomadh për Ballkanin. Këto programe të inspiruar nga historia extrashkencore e veshur me mite, legjenda dhe këngë popullore, shprehnin aspiratat serbe për të kërkuar djepin e tyre në Kosovë, Vojvodinë, Kroaci, Dalmaci, Bosnje e Hercegovinë dhe Mal të Zi. Programet e këtilla të mbështetura në historinë e instrumentalizuar, janë përkrahur gjithherë fuqimisht nga qarqet politike me rastin e kthesave të mëdha historike, që kanë përfshirë Ballkanin.
Fjalët kyç: Dardania dhe dardanët në antikitet, arbrit dhe Kosova gjatë mesjetës, koncepte këto gjeopolitike, etnike, religjioze dhe kulturore, të cilat janë të njohura në burime të kohës të pasuara sipas zhvillimit kronologjik.

Kontinuiteti iliro-arbëror në arealin e Kosovës.pdf
Shkarko
INSTITUTI AAB
APLIKO