Parimi i sovranitetit shtetëror dhe e drejta për vetëvendosje: Çështja e Kosovës

Autor
Uroš Lipušček
Viti i botimit
2008

Abstract

Sovraniteti dhe vetëvendosja janë dy norma bazë të së drejtës ndërkombëtare, të cilat shpeshherë bien në kundërshtim me vetveten. Debati kryesor këtu është se cili parim e kufizon tjetrin dhe përgjigjja varet nga vlerësimi i secilit rast. Çështja e Kosovës është një shembull klasik i kësaj dileme. Që të dyja palët, shqiptarët kosovarë dhe serbët, insistojnë në të drejtat e tyre. Duke u bazuar, kryesisht, në arsyen historike, të parët kërkojnë të drejtën e vetëvendosjes në formë të shtetit, ndërsa këta të fundit të drejtën ta mbajnë provincën e Kosovës në kornizën e Serbisë. Arsyet historike, ose të drejtat historike, janë një koncept i vjetruar. Koncepti modern i vetëvendosjes, i zhvilluar nga teoria demokratike e Woodrow Wilson-it, ua mundëson shqiptarëve kosovarë të drejtën për vetëvendosje. Sovraniteti shtetëror nuk është më një koncept absolut përderisa ka lidhje drejtpërdrejt me respektimin e të drejtave të njeriut. Edhe pse vetëvendosja nuk mund të jetë në pajtueshmëri me të drejtën ndërkombëtare, shqiptarët kosovarë e kanë të drejtën e vetëvendosjes dhe të shtetit të tyre përderisa kanë qenë të shtypur nga regjimi i Milosheviqit. Vetëvendosja vazhdon të jetë një koncept radikal i kësaj kohe dhe aplikimi i saj varet nga rasti në rast duke marrë parasysh faktorë të ndryshëm.
Fjalët kyç: Sovraniteti i brendshëm dhe i jashtëm, vetëvendosje – e brendshme (autonomi) – dhe e jashtme (e drejta për ndarje), ligji i natyrës, të drejtat themelore të njeriut, demokraci, Woodrow Wilson, Pakti i Londrës, Konferenca e Paqes në Paris më 1919, Kushtetuta Jugosllave e vitit 1974.

Parimi i sovranitetit shtetëror dhe e drejta për vetëvendosje: Çështja e Kosovës.pdf
Shkarko
INSTITUTI AAB
APLIKO