Kosova: Letërsia metatekstuale

Autor
Vehbi Miftari
Viti i botimit
2009

Abstract

Objekti i tekstit Kosova: Letërsia metatekstuale është kritika letrare e zhvilluar në Kosovë, si pjesë e kritikës letrare shqipe dhe, më tej, e letërsisë shqipe përgjithësisht. Prandaj, përcaktuesi ambiental “Kosovë” nuk synon të prekë statusin e letërsisë shqipe, sa format e saj, duke i theksuar tiparet e përbashkëta, po aq sa edhe veçantitë e zhvillimit të saj.
Sikur dihet tashmë, konteksti në të cilin u zhvillua kritika letrare në Kosovë, sidomos gjatë gjysmës së dytë të shekullit XX, është i ndryshëm nga kontekstualiteti i kësaj letërsie në Shqipëri, megjithëse edhe ajo mbetet, deri nga fundi i viteve ’60, e lidhur me të, sado në trajtë të zbutur. Tekstualiteti i saj, ndërkaq, prek tipa, forma e metoda, sikur edhe zhanre e diskurse të ndryshme. Ajo e njeh kritikën akademike e kritikën e shkrimtarëve, deri dhe projektin kritik, si forma të kritikës.
Kërkimi ynë këtu i njeh dhe i kërkon modelet dhe autorët përfaqësues, duke nënkuptuar me ta një numër tekstesh dhe autorësh.
Fjalët kyç: modeli himnizues, modeli kritik, vetëdija moderne për kritikën, kontekstualiteti e tektualiteti i kritikës, format dhe metodat, autorë e tekste themelore.

Kosova: Letërsia metatekstuale.pdf
Shkarko
INSTITUTI AAB
APLIKO